Banorët që furnizohen nga objekti prodhues “KRONI” në Fushë Kosovë, kanë mbetur pa furnizim me ujë, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Sipas njoftimit, ndërprerja e ujit është bërë pasi nga hedhja dhe pastaj djegja e mbeturinave te ura e lumit “Drenica” është djegë kablloja e energjisë elektrike 10 kV (kilo volt).
“Stacioni i pompave KRONI/ Kuzmin në Fushë Kosovë është pa energji elektrike. Ekipet tona po dalin në terren, por rregullimi i saj do të zgjatë më shumë. Konsumatorët që furnizohen nga objekti prodhues KRONI në Fushë Kosovë, do mbesin pa furnizim me ujë deri në riparimin e kabllos elektrike”, thuhet në njoftim.
Sipas Ujësjellësit, këto gjëra po ndodhin nga pakujdesia e faktorit njeri./Insajderi.com