Digjet një lokal në qendër të Prishtinës

Digjet një lokal në qendër të Prishtinës

Një lokal në qendër të kryeqytetit gjatë  natës së mbrëmshme është përfshirë nga zjarri.

Bëhet fjalë për kafiterinë “Strip Depo” e cila gjendet në afërsi të sheshit “Nëna Terezë”.

Nga zjarri sipas Policisë nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 01:00 pas mesnate është shkaktuar një incident zjarri. Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Është bërë evakuimi i banorëve”, ka thënë Flora Ahmeti.

Kurse sot Policia ka bërë bllokimin e trotuarit që gjendet në afërsi të kësaj kafiterie. /Insajderi.com