Policia ka raportuar se gjatë ditës së djeshme në komunën e Drenasit, një objekt është përfshirë nga zjarri.
Objekti i cili u vërshuar nga flakët, ishte një market pronë e një ankuesi mashkull, por, që ende nuk janë zbuluar shkaqet e zjarrit, thuhet në raportin 24 orësh.
Si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vlera e dëmeve të shkaktuara nga zjarri llogaritet e lartë.
Rasti po hetohet për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. /Insajderi.com