Digjet një Spital në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Digjet një Spital në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një spital në magjistralen Ferizaj-Prishtinë është kapluar nga flakët.

 

 

Bëhet fjalë për Spitalin ‘Millennium’, të cilit fatmirësisht i është djegur vetëm pjesa ndihmëse dhe jo ajo kryesore.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënësi për media i Policisë.

“Është një pjesë ndihmëse, jo ajo kryesore. Nuk është e rrezikuar pjesa tjetër. Në vend të ngjarjes kanë dal Policia dhe Zjarrëfikësit. Nuk ka të lënduar”, është shprehur ai.