Digjet një veturë në Prishtinë

Digjet një veturë në Prishtinë

Një veturë është përfshirë nga flakët orët e mbrëmjes së sotme në rrugën “B” në Prishtinë, njofton Insajderi, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja i Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në orën 18:15, me ç’rast njësitet e zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë arritur ta ndalin zjarrin.

Tutje në raport thuhet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa njësitet policore kanë qëndruar në vendin e ngjarjes për ta trajtuar rastin./Insajderi.com