
Një veturë me targa të Kosovës është përfshirë sonte nga zjarri në rrethana ende të panjohura në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, njofton Insajderi.
Lajmi është konfiskuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, sipas së cilës rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.
Ajo ka thënë se nga zjarri është prekur edhe një veturë tjetër që ishte pranë veturës së përfshirë në zjarr.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com