
Është djegur sot një veturë në lagjen Bregu i Diellit, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, raporton Gazeta Online Insajderi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:30, derisa vetura është identifikuar të jetë Audi 80.
Zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Të pranishem në vendin e ngjarjes janë edhe Policia e Kosovës, ndërsa rruga është e bllokuar për qarkullim. /Insajderi.com