Dikoviq: Pranimi i Kosovës në Interpol, finalja e sulmit të NATO-s ndaj Serbisë

Dikoviq: Pranimi i Kosovës në Interpol, finalja e sulmit të NATO-s ndaj Serbisë

“Edhe pse fuqitë perëndimore të udhëhequra nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca etj, po mundohen ta fusin Kosovën në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, unë i besoj delegacionit të Serbisë e cila është duke punuar në Dubai që në asnjë mënyrë të mos lejojë që Kosova të jetë anëtare e kësaj organizate”, ka deklaruar Ljubisha Dikoviq, ish shefi i shtatmadhorisë së Serbisë, për televizionin serb “TV Prva”.

Nëse Kosova eventualisht bëhet anëtare e Interpolit, mediet shkruajnë se do të nisë kërkimi i serbëve të cilët kanë marrë pjesë në krimet e luftës në Kosovë, dhe gjenerali Dikoviq është i pari në këtë listë.

Ai ka thënë për televizionin serb se sipas njohurive të tij, kundër tij ekziston aktakuza dhe ajo është shkruar në Beograd.

Të përkujtojmë, Fondi për të Drejtën Humanitare e ka akuzuar Dikoviqin se është përgjegjës për krime lufte të kryera në Kosovë, mirëpo, Prokuroria për krime lufte e Serbisë, menjëherë e ka hedhur poshtë këtë aktakuzë./Insajderi.com.