“Dikush nga pozita po i ndihmon VV-së ta fus gazin në Kuvend”

“Dikush nga pozita po i ndihmon VV-së ta fus gazin në Kuvend”

“Dikush prej deputetëve të pozitës, po ju ndihmon deputetëve të VV në kontrabandimin e gazit lotsjellës në sallë”. Kështu ka shkruar avokat Arianit Koci, rreth ngjarjeve të fundit në Kuvendin e Kosovës.

“Kush po e pinë tinëz duhanin? Dikush prej deputetëve të pozitës, po ju ndihmon deputetëve të VV në kontrabandimin e gazit lotsjellës në sallë”, ka shkruar Koci.

Deputetët e Vetëvendosjes, për të kartën herë kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke e pamundësuar votimin e demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.