“Dikush nga presidenca është dashur të jetë në Uashington”

“Dikush nga presidenca është dashur të jetë në Uashington”

Analisti, Faton Abdullahu, ka thënë se dikush nga presidenca është dashur ta përfaqësojë këtë institucion në Uashington.

Delegacioni i Kosovës ka arritur në Uashington, tri ditë para takimit me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë – i thirrur nga i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Sipas, Abdullahut, “delegacionit i mungon përvoja e dialogimit”.

Ai shtoi se, Blerim Shala, e ka ‘përvojën e duhur’, dhe si shenjë respekti ekipi i Kosovës është dashur ta ketë dikë nga Kosova.

“Së paku në shenjë respekti Ekipi i Kosovës është dashur ta ketë dikend nga Presidenca. Blerim Shala e ka përvojën e duhur. Pse nuk u ftua askush nga ky institucion kur dihet se në këtë projekt amerikanë kohë më parë u nisën bashkë, nga Presidenca, z Thaçi e nga Qeveria z. Hoti”, tha ai.

Postimi i plotë:

1 Delegacioni i Kosovës nuk mund të thuhet se është unik, as që u bë bashkë më në fund, sepse nuk na treguan asgjë…

Gepostet von Faton Abdullahu am Dienstag, 1. September 2020