“Dikush po don me bo llug” – anëtari i AAK-së reagon pas pezullimit të Ligjit për Paga

“Dikush po don me bo llug” – anëtari i AAK-së reagon pas pezullimit të Ligjit për Paga

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin për ligjin për paga.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Nitaj ka shkruar se kjo është bërë me qëllim.

“E paskan pezullu Ligjin e Pgave deri në mars! Krejt po më doket se dikush po dojka me ba llugë”, ka shkruar Nitaj.

Gjykata Kushtetuese ka marr vendim sot që ta pezullojë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik deri më 30 mard të vitit të ardhshëm, duke aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit për caktimin e masës së përkohshme. /Insajderi.com