Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka një dilemë jo të zakonshme për dallim nga qytetarët e Kosovës. Ai nuk e din cilën veturë ta vozisë. Pacolli ka plotë 9 automjete për udhëtim, shkruan Insajderi.
Sipas deklarimit zyrtar që Pacolli ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai posedon 8 vetura dhe 1 avion. Pos kësaj kryetari i AKR-së, ka për qejfi Mercedesin. Gjashtë vetura, Pacolli i ka të firmës Mercedes.
Mercedes GI 450, Mercedes ML 500, Mercedes SL 600, Mercedes G55L, AMG, Mercedes S 600, Mercedes GL, janë tipet e veturës Mercedes që Pacolli i ka në pronësi. Ai posedon edhe një Toyota Van dhe VW Van. Të gjitha këto vetura i ka deklaruar në emrin e tij personal.
Veturën me më së paku vlerë në treg, Pacolli e ka konsideruar veturën e tipit VW Van, e cila sipas tij kushton 20 mijë euro. Ndërkaq veturën më e shtrenjtë e Pacollit është Mercedes S 600, këtë veturë Pacolli e ka konsideruar se kushton 200 mijë euro.
Pacolli posedon edhe një avion privat, Avion Challanger CL 604 B&A Aviation, sipas tij ky avion ka çmimin prej 9 milionë e 900 mijë euro. Zëvendëskryeministri ka deklaruar se të gjitha këto automjete i ka blerë me pasuri të fituar jashtë Kosovës./Insajderi.com