Diplomacia e Kosovës, çerdhe për të rehatuar militantët partiakë të PDK-së (Lista)

Diplomacia e Kosovës, çerdhe për të rehatuar militantët partiakë të PDK-së (Lista)

Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 diplomacia kosovare nëpër botë ka qenë e mbushur me skandale. E mbushur me militantë politikë. Me akraba.

Raportimet e fundit kanë treguar se diplomacia është mbushur me militantë partiak madje edhe në pozita që dyshohet nëse ekzistojnë. Kështu Blendi Kilaj, i biri i zyrtarit të lartë të PDK-së nga Malisheva, Isni Kilaj, është propozuar për emërim si konsull në Lubjanë, e,  e cila ende nuk është konsoliduar. Për më shumë, Kosova në këtë qytet ka ambasadën e saj.

Por, aty ku ka konsullata aktuale Qeveria është kujdesur, në koordinim me Presidentin Hashim Thaçi, në një kohë kur Qeveria është në largim, që t’i rehatojë madje edhe nipër të komandanteve të UÇK-së, anëtarë të devotshëm të PDK-së.

Festim Lushtakun, nip i Sami Lushtakut, nga një asistent administrativ në kuadër të stafit konsullor të Kosovës në Stuttgart të Gjermanisë do të avancohet në konsull në Tiranë. Për të u raportua se ka të kryer veç shkollën fillore.

E po në Tiranë, Kosova ka ditur që të dërgoi diplomatë që nëse për asgjë tjetër kanë qenë për të ardhur keq se si e trajton këtë shtet. Aty ishte dërguar si ambasador Sylejman Selimi, që më vonë do të duhej të kthej në Kosovë për tu përballur me akuzat për krime lufte.

Pas tij PDK-ja u kujdes që ta dërgonte Ramiz Lladrvocin. Partia e ktheu nga Tirana për t’ia mundësuar që të bëhej kryetar i Drenasit.

E pas tij kjo parti nuk po e lëshon postin e Ambasadorit të Kosovës në Tiranë. Disa muaj më herët në këtë zyrë u vendos ish-Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani. /InDoks.