Diplomatët kosovarë nëpër botë, duke filluar nga niveli i ambasadorëve e më poshtë, kanë prodhuar skandale të kohëpaskohëshme.
Arben Çollaku, sekretar i tretë i Konsullatës së Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë, duket të mos jetë fare i vetëdijshëm për rolin që i është besuar, për të përfaqësuar sa më denjësisht shtetin e Kosovës, në botë, veçanërisht në Gjermani.
Postimet që i bën Çollaku në profilin e tij në Facebook, do të përbënin skandal nëse do të ishin edhe të ndonjë zyrtari të thjesht të shtetit, e lëre më nga një diplomat.
Nëse bëhet një kërkim në murin e tij të profilit në Facebook, është i mbushur me fyerje, e shprehje raciste për shtete e popuj të botës, duke përfshirë edhe qytetin gjerman ku ai shërben.
Në një postim të fundit, Çollaku ka shkruar “Ta q*** Frankfurtin e nanës!”, pa e specifikuar se nga i ka ardhur ky frustrim./Express