Diplomati maqedonas: Bashkimi Evropian nuk është serioz me ne

Diplomati maqedonas: Bashkimi Evropian nuk është serioz me ne

Është vështirë të kuptohet nëse Bashkimi Evropian është serioz në raport me Maqedoninë e Veriut.

Kështu shprehet zëvendës kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov. Ai tha se janë bërë hapa të mëdha në tre vitet e kaluara dhe tani parashtrohet pyetja se çfarë sinjali
dërgohet deri te rajoni nëse këto përpjekje nuk njihen nga BE-ja, njofton Insajderi.

“Na kanë mbetur edhe disa ditë. Por për rajonin tonë kjo jep një sinjal shumë të keq. Ne kemi qenë vendi i parë që e nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me BE-në. Status kandidati kemi 15 vite. Fillimisht u bllokuam nga Greqia, por e zgjidhëm atë problem. Pastaj Franca ngriti metodologji të re për zgjerim dhe tani u paraqit problemi me  Bullgarinë. Me të vërtetë është vështirë të kuptrohet nëse BE është serioze në raport me ne. Në mars të këtij viti kishte dritë jeshile nga Këshilli i BE-sëdhe Bullgaria ishte pjesë e këtij konsenzusi” tha Dimitrov.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u shpre se Qeveria është fuqishëm e përkushtuar në agjendën saj për integrim në Bashkimin Evropian, që është edhe qëllim strategjik i vendit, me çka shtoi se konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian nga marsi i vitit 2020, vërtetuan se vendi është i përgatitur që ti hap bisedimet aderuese me Bashkimin Evropian. “Duke i ndjekur rekomandimet e përfshira në Raportin e Komisionit për vitin 2020, qeveria bën përpjekje të fuqishme që t’i përforcojë reformat vendore të Bashkimit Evropian në mënyrë efikase dhe gjithëpërfshirëse” tha Zaev.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e veriut Dejvid Gir, theksoi rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të zgjidhur çështje të hapura të pazgjidhura dypalëshe.”Përshëndes angazhimin e Qeverisë për të vazhduar përparimin në zbatimin e reformave në lidhje me Bashkimin Evropian, të cilat para se gjithash, janë kryesisht në interesin e të gjithë qytetarëve, por gjithashtu të rëndësishme për afrimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian” tha euroambasadori Gir. /Insajderi.com