Diplomati rus dëbohet nga Mali i Zi

Diplomati rus dëbohet nga Mali i Zi

Mali i Zi e ka shpallur një diplomat rus persona non grata dhe ia ka refuzuar pajtimin për veprim konsullit të nderit të Federatës Ruse, njoftoi Qeveria e Malit të Zi.

“Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim për ta shpallur një përfaqësues diplomatik të akredituar në ambasadën e Federatës Ruse për persona non grata dhe ta tërheqë pajtueshmërinë për të vepruar konsullit të nderit të Federatës Ruse në Mal të Zi. Për masat është informuar ambasada e Federatës Ruse në Podgoricë me afat prej shtatë ditësh që përfaqësuesi diplomatik të largohet nga Mali i Zi”, njoftoi Qeveria e Malit të Zi, transmeton Gazeta Express.

Mali i Zi, siç thuhet, edhe këtë vendim e ka marrë në koordinim me aleatët, në pajtim me masat e ndërmarra nga ana e anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, e “lidhur me veprimin e Rusisë dhe sulmin me gaz nervor në territorin e Mbretërisë së Bashkuar gjë që Mali i Zi, në shenjë solidariteti me partnerët britanikë, menjëherë e dënoi.

RTV i Malit të Zi përkujton se kryeministri Dushko Markoviq dje ka porositur se Mali i Zi është i obliguar ta ndjekë politikën e BE-së dhe të jetë solidare me NATO-n.

Markoviq ka përkujtuar se Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe “anëtarja e parë e ardhshme e BE_së”.