Diplomojnë dy inxhinierë të fluturimit të FSK-së

Diplomojnë dy inxhinierë të fluturimit të FSK-së

Nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi, tashmë janë inxhinierë të fluturimit.

Zeqiri e Gashi, pas studimeve efektive në Akademinë e Aviacionit Tokësor në Isparta të Turqisë, kanë përfunduar me suksese të lartë studimet duke diplomuar me titullin “Inxhinier i Fluturimit”.

Kështu kanë njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan Insajderi.

Studimet kanë qenë të fokusuara në sistemet e helikopterit UH1-H dhe aeroplanit T182-T si dhe sisteme tjera bashkëkohore të aviacionit tokësor./Insajderi.com