Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur se në komunën e Fushë Kosovës, gjatë vitit të kaluar janë lidhur kontrata me mësimdhënës për shërbime të veçanta.
Madje në dy rast ZAP ka gjetur se janë punësur dy profesor për një periudhë tre mujore, të cilëve nuk u janë paguar kontributete personale siç e kërkon ligji për tatimin në të ardhura personale.
Për më tepër njëri prej të punësuarve, ka kualifikim Bachelor i Socialogjisë, ndërsa është pranuar për lëndën e matematikës në shkollën e mesme të ulët “Selman Riza”, raporton Insajderi.
Sipas ZAP-it angazhimi i mësimdhënësve joadekuat sipas përvojës dhe kualifikimit, mund të rezultoi me performancë jo të kënaqshme në procesin mësimor dhe në suksesin e nxënësve.
Ndërsa sa i përket shmangies nga tatimi dhe kontributeve të punësuarve me kontratë për marrëveshje të veçanta mund të ndikoj në ndëshkimin e komunës nga ana e autoriteteve tatimore. /Insajderi.com