Disa akuza të pasqaruara dhe një valle e miqësisë së re

Prania e Ramush Haradinajt në dasmën e djalit të politikanit më skandaloz Adem Grabovci parimisht nuk është se ka ndonjë rëndësi, po të mos ishin vet këta të dy që kanë akuzuar njëri-tjetrin në mënyrën më të ulët të mundshme. Gjithçka ka fillin në qershorin e vitit 2009.

Disa akuza të pasqaruara dhe një valle e miqësisë së re

Politikani më i ekspozuar ndaj aferave korruptive në historinë e re politike të Kosovës, Adem Grabovci, martoi të dielën një nga djemt e tij, gjithashtu i njohur për publikun, pasi rrahu një polic me vëllanë e tij tjetër.

Kjo dasmë e mbajtur në një hotelet më luksoze në vend, i lokalizuar në periferi të Prishtinës mblodhi krerët e shtetit, politikanë të cilët në mënyra të ndryshme, zyrtarisht kanë tentuar të distancohen nga veprimet  e Grabovcit që u bënë publike nga Insajderi përmes “Dosjes së Shefave”.

Mes shumë figurave të rëndësishme të PDK-së të cilët ani pse politikisht nuk e kanë më afër Grabovcin, të cilët faktuan miqësinë me Grabovcin, ishin edhe Kadri Veselit e deri tek Sami Lushtaku.

Por prania e një politikani tjetër në këtë dasmë, ngjalli debat në publik. Bëhet fjalë për Ramush Haradinajn, kandidatin për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA të cilët u bënë bashkë në momentet e fundit para se të certifikoheshin koalicionet parazgjedhore.

Kundërshtimet mes Haradinajt si kryetar i AAK-së në opozitë dhe zyrtarëve të lartë të PDK-së në pozitë kishin eskaluar shpeshherë në akuza të rënda, por vet Haradinaj ka një histori të akuzave e kundërakuzave me nikoqirin e dasmës, Adem Grabovcin.

Ishte 17 qershori i vitit 2009 kur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të shpërthente me akuza ndaj qeverisë që atëherë drejtohej nga Hashim Thaçi. Kishte akuza të mëdha për Ministrinë e Transportit, ku Grabovci ishte zëvendësministër.

Haradinaj thoshte se Ministria e Transportit financohet SHIK-u, e njerëzit e PDK-së që shkojnë për të krijuar shantazhe ose të ndërmarrin veprime nga këto para. Madje nuk ngurroi që ta përmendte me emër e mbiemër zëvendësministrin Grabovci.

“Adem Grabovci është i ngarkuar nga qeveria për t’i paguar këto grupe për t’i krijuar epërsi PDK-së dhe për t’i shkaktuar dëme partive tjera politike në vend”, u shpreh ai.

Por nuk kishte vonuar shumë dhe kishte reaguar vet Grabovci. Madje e ftoi Haradinajn në një debat publik, për të folur për këto gjëra. Por ky debat nuk kishte ndodhur.

Në vend të kësaj, Grabovci i dërgoi një letër Haradinajt. Aty ai mohon akuzat e Haradinajt dhe ia shtron disa pyetje që bënë shumë bujë në Kosovë e që propagandonin se Haradinaj ishte pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme me një pasuri marramendëse.

“Fjalët e liderit të AAK`së – Ramush Haradinaj për financimin e SHIK`ut janë krejt shpifje”, tha Grabovci.

Ai në një letër të shkruar me 21 qershor 2009, pesë ditë pas akuzave të Haradinajt dhe një “kërcënimi që thoshte se e ka marrë nga një anëtar i AAK-së” e kishte akuzuar rëndë liderin e AAK-së.

Ai kishte thënë se Haradinaj kishte zgjedhur rrugën e sulmit, shantazhit ndaj personalitetit të tij duke tentuar ta njollosë, kërcënojë dhe shantazhojë e linçojë.

Më pas e kishte dhënë një deklaratë të pasurisë së tij. Ankohej se kishte vetëm një banesë.

“Për 10 vjet kam qenë i detyruar të migroj në Zvicër. Gjatë kësaj kohe kam punuar dhe vazhdoj të punoj çdo ditë. Pasuria ime është 1 banesë në Prishtinë 76 m2 dhe pasuria e vjetër e trashëguar nga babai im ku jetojnë fëmijët e vëllait tim të rënë në luftë në maj të vitit 1999”, shkruante Grabovci në letrën e tij.

Pas kësaj e kishte disa pyetje publike për Haradinajn.

1. Kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale?

2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale?
– shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë, 
– banesën dykatëshe në Prishtinë, 
– banesën në Prizren, 
– banesën në Tiranë, 
– banesën në Durrës, 
– villat në Durrës, në Brezovicë, 
– pronat disamilionëshe në Dukagjin, 
– tokat në Miradi, 
– kullat disamilionëshe në Glloxhan, 
– dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai.
Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale.

3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës:
– shtëpinë në Pejë
– banesën në Prizren
– truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan
– pompat e benzinës dhe shumë të tjera.

4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!

5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiq fondin tuaj për Hagë).

6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo?

7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera.

Kishte edhe shumë akuza, por Grabovci kishte një plan tjetër, raporton Insajderi.

“Personalisht do të pres deri në fund të javës, pastaj çdo akuzë apo shpifje tuajen, për hir të interesit qytetar, nuk nuk do të merrem me to. Pas kësaj kohe do t’i drejtohem organeve të drejtësisë”, shkruante Grabovci.

Por përgjigja e Haradinajt kishte munguar njësoj sikurse padia e Grabovcit ndaj Haradinajt për shpifje.

E gjërat qysh prej asaj kohe kanë ndryshuar goxha. Fiks 7 vite pas kësaj, Grabovci dhe Haradinaj janë në një koalicion të përbashkët.

Grabovci edhe pse jo aq shumë i rëndësishëm në PDK dhe pa ndonjë shans që të ketë ndonjë pozitë në Qeverinë e re pas aferës në “Dosja e Shefave” është duke luftuar që ta bëjë Haradinajn kryeministër.

Ndërsa Haradinaj pa PDK-në e ka të zorshme ta arrijë qëllimin e tij.

E bashkimi i tyre edhe në dasmën e djalit të Grabovcit shuan shpresën që Haradinaj do të kërkojë llogari për “Ademin si SHIK që jep para publike për kompanitë e PDK-së” dhe “Haradinajn si shpifës dhe politikan që ka pasuri të paligjshme”.

Tash ka vetëm miqësi./Insajderi.com

Lexoni në Insajderi dy hulumtimet e fundit:

“EL CHAPO” KOSOVAR QË ARRITI TË PËRFITOJË MBI 1 MILION EURO NGA TENDERËT PUBLIKË (I)

Tenderi publik që u përfitua nga biznesmeni i burgosur

Tenderi nga Komuna e Ferizajt që e fitoi "El Chapo" kosovar.Hulumtimi i plotë në #Insajderi. https://goo.gl/aMTY9U

Posted by Insajderi on Tuesday, 11 July 2017

TENDERI I KOMUNËS SË FERIZAJT QË U PËRFITUA NGA BIZNESMENI I BURGOSUR

Tenderi publik që u përfitua nga biznesmeni i burgosur

Tenderi nga Komuna e Ferizajt që e fitoi "El Chapo" kosovar.Hulumtimi i plotë në #Insajderi. https://goo.gl/aMTY9U

Posted by Insajderi on Tuesday, 11 July 2017