“Disa ish-deputetë të VV-së sponsorizuan raporte kundër UÇK-së”, thotë Haxhiu

“Disa ish-deputetë të VV-së sponsorizuan raporte kundër UÇK-së”, thotë Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka adresuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje se ish-deputetë të kësaj partie kanë sponsorizuar raporte kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Insajderi.

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për votimin e propozim-rezolutës për mbrojtjen e vlerave të popullit të Kosovës, Haxhiu tha se raportet e tilla, përveç shërbimit serb, janë bërë edhe nga shqipfolës në Kosovë.

“Gjykata Speciale ka ardhur produkt i disa ish-deputetëve të juaj që kanë sponsorizuar raporte anti-UÇK, raporte anti-Kosovë dhe janë paguar prej kontove private të tyre që kanë bërë raporte të tilla. Libri dhe raporti i Dick Martyt është sponsorizuar prej shërbimit serb dhe disa shqipfolësve në Kosovë”, tha deputeti Haxhiu./Insajderi.com