Disa persona e rrahin një grua në Prishtinë, dyshohet se ia ndërprenë shtatzëninë

Disa persona e rrahin një grua në Prishtinë, dyshohet se ia ndërprenë shtatzëninë

Disa persona të panjohur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, shtetase e Shqipërisë, përcjell Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, më 5 mars 2021.

Policia njofton se të njëjtit dyshohet se ia kanë ndërprerë shtatzëninë viktimës si dhe e kanë shantazhuar.

“Lagjja Ulpiana, Prishtinë 05.04.2021 – 17:00. Është raportuar se persona deri me tani të pa njohur fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com