Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se disa zona të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë të pijshëm si pasojë e shpërthimit të një linje, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, mungesë të furnizimit me ujë do të ketë deri të enjten.
“Të nderuar konsumatorë të lagjes Medrese, drejtimi nga fabrika e lëngjeve deri në fshatrat, lagjet Llugar e tutje, ju njoftojmë se si pasojë e shpërthimit të linjës OD160 mm PVC, linjë që furnizon zonat tuaja me ujë, detyrohemi që deri nesër të ndërpresim furnizimin për atë zonë.
Gjithashtu njoftojmë banorët e lagjes Dodona, zona poshtë parkut të qytetit, rrugët ‘Hamëz Jashari’, ‘Gustav Mayer, ‘Tringë Smajli’, ‘Bajram Kelmendi’, ‘Mustafa Kruja’, ‘Afrim Vitija’, ‘Rrustem Hyseni’ etj, mbesin pa furnizim me ujë nga ora 22:00, si pasojë e defektit te zona afër ‘Furres së Kacallarëve’” thuhet në njoftim./Insajderi.com