Disa shkolla njoftojnë se nuk do ta mbajnë garën e diturisë

Disa shkolla njoftojnë se nuk do ta mbajnë garën e diturisë

Pjesë e garës së diturisë që është paraparë të mbahet nesër nuk do të bëhen disa shkolla.

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë ka njoftuar se arsye për vendimin që të mos e mbajnë këtë garë janë shkaqet teknike.

“Organizatorët e kësaj gare, nuk na kanë sjellur testet në shkollë, çka e bënë të pamundur organizimin e saj”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së shkollës.

Edhe dy shkolla nga Lipjani deri tash kanë dhënë njoftimin e njëjtë.

Nga shkolla “Ismail Luma” kanë njoftuar se ministria nuk i ka dërguar materialet e nevojshme duke e quajtur këtë papërgjegjësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të njëjtat ankesa  ia kanë shfaqur edhe nga shkolla “Vëllezërit Domaneku” nga Topliqani, shkollë në të cilën nuk do të mbahet testi i diturisë.