Disa të lënduar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Disa të lënduar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Dhjetëra persona janë lënduar pasi nga paniku janë shtypur nëpër turmë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pas një alarmi të rrejshëm për bombë, raporton Insajderi.

Edhe ambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes, menjëherë pas lajmit për bombë në festivalin e birrës “Beerfest” në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar ambientin e sheshit. /Insajderi.com