Diskutimi dhe shkëmbimi i letrave mes deputetes Brovina dhe kryeparlamentarit Veseli

Diskutimi dhe shkëmbimi i letrave mes deputetes Brovina dhe kryeparlamentarit Veseli

Dje pasi kishte publikuar fotografinë e parë, e cila doli të mos ishte e vërtetë, deputetja e PDK-së, Flora Brovina po bëhej gati që gjatë fjalës së saj në Kuvend, të shpaloste edhe fotografi të tjera.

Pak para se të dilte në foltoren e Kuvendit, Brovina shkoi te ulësja e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit me të cilin diskutuan pak dhe shkëmbien disa letra, shkruan Insajderi.

Më pas, dyshes iu bashkua edhe deputetja tjetër e PDK-së, Blerta Deliu.

Ndërkaq teksa po largohej nga Kadri Veseli, Brovina palosi një letër dhe u kthye në ulësen e saj me dy letra të palosura në duar.

Veseli kishte dje kishte mohuar se e kishte ditur se çfarë do të publikonte Brovina.

Edhe vet Brovina sot pas intervistimit në polici, deklaroi se Veseli nuk ishte në dijeni për rastin. /Insajderi.com