
Ministria e Punëve të Brendhsme dhe UNHCR do të përurojnë sot Qendrën e Azilit të sapo rinovuar në Vranidoll me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, njofton Insajderi.
Renovimi i qendrës së azilit u financua përmes projektit rajonal të BE-së “Adresimi i Sfidave të COVID-19 në reagimin ndaj migrantëve dhe refugjatëve në Ballkanin Perëndimor”.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e MPB-së, ky aktivitet do të hapet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Erol Arduc, përfaqësuesi i Lartë nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson si dhe zyrtarë të tjerë të UNHCR dhe MPB-së.
Ceremonia në këtë qendër pritet të fillojë nga ora 10:00. /Insajderi.com