Nxënësit në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev do të jenë në gjendje të rifillojnë shkollën sot – përmes mësimit online.
Kryetari i bashkisë së Kievit njoftoi rihapjen të dielën, duke thënë se kurset do të “përshtateshin më shumë me kushtet aktuale, duke përdorur platforma të ndryshme arsimore”.
“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe në kushte kaq të vështira të gjendjes ushtarake“, tha Vitali Klitschko në një postim në Telegram.
“Ata po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë!” shtoi ai.
Sipas, OKB-së, më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainës janë larguar nga vendi gjatë luftës. /Insajderi.com