Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky, ka mirëpritur valën e fundit të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, por i ka cilësuar ato si të pamjaftueshme.
Në fjalimin e tij të fundit, Zelensky i bën thirrje perëndimit të shkojë më tej masat dhe të bojkotojë përdorimin e naftës ruse, shkruan BBC.
Ai thotë se dështimi për të rënë dakord mbi një embargo po i kushton jetë njerëzve ukrainas.
Zelensky thotë se Kremlini po fiton aq shumë nga eksportet e naftës sa nuk ndjen nevojën për t’i marrë seriozisht negociatat e paqes.
Ai shton se do të vazhdojë të këmbëngulë që bankat ruse duhet të shkëputen tërësisht nga sistemi financiar ndërkombëtar.
Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë , me më shumë se gjysma e eksporteve të saj që shkojnë në Evropë.
Importet ruse përbëjnë 8% të kërkesës totale të naftës në Mbretërinë e Bashkuar dhe 3% në SHBA./Insajderi.com