Numri i të vdekurve në Ukrainë vazhdon të rritet.
Këshilltar i kryetarit të qytetit Mariupol, Petro Andriushchenko – i cili ka ikur në territorin e kontrolluar nga ukrainas – tha se zyrtarët e bashkisë së Mariupol besojnë se të paktën 22,000 banorë të qytetit u vranë gjatë tre muajve të luftës, shkruan CNN.
“Mariupol është tani një qytet fantazmash,” tha ai.
Shifra prej 22 mijë bazohet, tha Andriushchenko, në shumë kontakte që ai dhe zyrtarë të tjerë të bashkisë vazhdojnë të kenë me zyrtarë të bllokuar brenda. Por ai beson se shifra aktuale mund të jetë shumë më e lartë.
Andriushchenko tha se procesi i rivarrimit të të vdekurve është komplikuar nga këmbëngulja zyrtare ruse që trupat e rikuperuar të sillen në një morg dhe se një person që pretendon një trup duhet të pranojë të regjistrojë një video në të cilën aplikanti thotë se i ndjeri është vrarë nga ushtria ukrainase.
Mariupol zyrtarisht ra në duart e forcave ruse të premten, kur grupi i fundit i luftëtarëve Azovstal në fabrikën e çelikut që ata kishin mbajtur për disa javë u dorëzua.