“Dita e sotme njëra prej më të rëndave në QKUK” – mjekja kujdestare tregon arsyen

 “Dita e sotme njëra prej më të rëndave në QKUK” – mjekja kujdestare tregon arsyen

Dita e sotme ka filluar me vdekjen e një personi në Merdarë në një aksident prej ku mbetën të lënduar edhe tetë persona të tjerë.

Një tjetër person ka humbur jetën në Grabovc, mirëpo e gjithë dita e sotme është karakterizuar me aksidente dhe dhjetëra të lënduar, njofton Klan Kosova.

Se kjo është dita më e rëndë dhe me më së shumti njerëz që kërkuan ndihmë mjekësore e konfirmoi edhe Krenare Makolli, mjeke kujdestare në Emergjencë.

“Gjatë 12 orëve deri tani kanë kërkuar ndihmë 45 pacientë, nëntë persona kanë lëndime të rënda e të cilët janë pranuar në klinika të ndryshme mirëpo kryesisht janë në Ortopedi, pacientët tjerë janë duke pranuar mjekime tjera”.

“Mosha e pacientëve është kryesisht e re, një pranim është bërë i një fëmije të vogël e deri tek mosha e shtyer”, deklaroi Makolli.

“Në qendrën Emergjente sezoni i verës është sezon i rëndë, pasi rritet numri i aksidenteve, i sëmundjeve dhe traumat për të tjerët”.

Makolli deklaroi se është rritur numri i pacientëve dukshëm, dita e sotme është njëra prej më të rëndave që kemi pranuar dhe mjekuar deri sot që nga fillimi i vitit.