Katalonia do të vendosë të hënën e ardhshme për shpalljen e pavarësisë nga Spanja, ka bërë të ditur një burim qeveritar.
Partitë pro-pavarësisë, të cilat e kontrollojnë parlamentin rajonal, kanë kërkuar që të mbahet një debat dhe votimi këtë të hënë për shpalljen e pavarësisë, njofton ky burim, raporton Reuters. Shpallja e pavarësisë pritet të bëhet pas votimit, edhe pse nuk është e qartë se kur saktësisht.
Ndërkohë, presidenti katalan, Carles Puigdemont, ka thënë mbrëmë për BBC se qeveria e tij do t’i kërkojë parlamentit rajonal ta shpallë pavarësinë numërimit të të gjitha votave të referendumit, për të cilin Madridi ka insistuar si ishte i jashtëligjshëm.
“Kjo mbase do të përfundojë sapo t’i numërojmë të gjitha votat nga jashtë në fund të javës dhe me shumë mundësi do të veprojmë gjatë fundjavës apo në fillim të javës së ardhshme”, ka thënë Puigdemont.