Dita nis me shi, parashikimi i motit për sot

Dita nis me shi, parashikimi i motit për sot

Sot do të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu.

Kurse për të shtunën, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohët.

Ilustrim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri + 4 gradë kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s./Insajderi.com