Ditë mbledhjesh në LDK

Ditë mbledhjesh në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së partisë, njofton Insajderi.

Në këtë takim është diskutuar për listën e kandidatëve që garojnë në procesin zgjedhor për deputet.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në legjislaturën e fundit, Arben Gashi, ka deklaruar se është trajtuar edhe çështja e koordinimit të fushatëz zgjedhore.

“Kjo ishte më shumë një mbledhje koordinuese, biseduam për ndërtimin e kritereve për kandidatët e ardhshëm për deputetë. Diskutuam edhe për koordinimin e fushatës zgjedhore dhe për gjëra të tjera teknike”, tha Gashi para gazetarëve.

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka arritur asnjë koalicion parazgjedhor – është përmendur një i mundshëm me Aleancën Kosova e Re.

Mbledhja tjetër mbahet nga ora 14:00 me kryetarët e degëve të LDK-së. /Insajderi.com