Ditë më parë e paditi për shpifje, sot Rama e falendëron Haradinajn

Ditë më parë e paditi për shpifje, sot Rama e falendëron Haradinajn

Kryemistri i Shqipërisë ,Edi Rama, ka deklaruar se Ramush Haradinaj ka bërë mirë që ë ka përshëndetur marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, shkruan Insajderi.

Rama përmes rrjetit social Twitter, ka shkruar se paqja është tejet e vështirë por në asnjë rast, nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin ato mjete, nuk i sjell ‘hajër’ vendit.

“Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, ka shkruar Rama.

Haradinaj për këtë marrëveshje ka deklaruar se është hap gjigant për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe konsolidimin e sovranitetit të Kosovës.

Ndërkohë, Kryeministri Rama ditë më parë ka paditur Haradinajn për shpifje.