Ditë të kqija për Kosovën në luftë kundër pandemisë

77 raste janë regjistruar të mërkurën me COVID-19 krahasuar me dy ditët paraprake ku gjendja ishte alarmante.

Ditë të kqija për Kosovën në luftë kundër pandemisë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar të mërkuren se 77 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo shifër e lartë “duket” e ulët për dallim nga dy ditët paraprake ku numri i të infektuarëve me COVID-19 ishte mbi 100 raste brenda ditës.

Kosova filloi një rënie të lakores, por java e fundit ka servuar një realitet tjetër për Kosovën në luftën kundër pandemisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vazhdimisht po apelon që qytetarët të ruajnë distancën sociale, të vendosin maskat dhe dorëzat sidomos në ambiente të brendshme. /Insajderi/