Ditë zie të hënën në Rahovec

Ditë zie të hënën në Rahovec

Ditën e sotme ka ndodhur një aksident tragjik në komunën e Rahovecit në të cilin kanë humbur jetën tre persona, shkruan Insajderi.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, e ka shpallur ditën e hënë si ditë zie. Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave gjithë qytetatëve të komunës së Rahovecit.

“Me këtë rast, të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë”, ka thënë Latifi, përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook”, ka shkruar Latifi./Insajderi/