Ditë zie të mërkurën në Kosovë

Ditë zie të mërkurën në Kosovë

Të mërkurën do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari të martën.

Lajmin për ditë zie është bërë i ditur nga Presidenca të martën përmes një komunikate për media.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombës tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”, thuhej në komunikatë.

Ndryshe, orët e para të mëngjesit të së hënës, në Sofje të Bullgarisë është aksidentuar një autobus i cili u përfshi nga flakët, ku për pasojë vdiqën rreth 45 persona.

Autobusi ishte nisur nga Stambolli dhe kishte për destinacion Shkupin, ku shumica e viktimave ishin shqiptarë nga Maqedonia Veriore.