Ditëve në vazhdim mot i ngrohtë në vend

Ditëve në vazhdim mot i ngrohtë në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditëve në vazhdim do mbajë mot me diell dhe vranësira të kohëpaskohshme, të cilat i takojnë stadit të lartë të troposferës, njofton Insajderi.

IHMK-ja njofton se temperaturat do jenë pranverore, ku ato minimalet do sillen rreth 1-3 gradë Celsius ndërsa ato maksimalet ndërmjet 15-17.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftim./Insajderi.com