Djali i Fehmi Aganit: Nasim Haradinaj i hyri garës për titullin e budallait më të madh të Kosovës

Djali i Fehmi Aganit: Nasim Haradinaj i hyri garës për titullin e budallait më të madh të Kosovës

Sociologu Mentor Agani, i biri i strategut të ndjerë politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fehmi Agani, ka reaguar rreth deklaratës së njërit prej drejtuesve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, për vrasjet e zyrtarëve të LDK’së pas luftës.

“Punë e madhe që janë vrarë njerëzit e LDK’së”, është shprehur dje Haradinaj në një debat televiziv.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Mentor Agani ka thënë se me këtë deklaratë, Haradinaj i ka hyrë garës për titullin e budallait më të madh të Kosovës.

“Deklarata e Nasim Haradinajt eshte ilustrimi me i mire i asaj qe sot ne Kosove eshte me se veshtiri te jesh budallai me i madh i Kosoves”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Konkurenca per kete ‘titull’ eshte teper e fuqishme”, është shprehur Agani.