Djali Haxhi Shalës konsull, reagojnë nga presidenca

Djali Haxhi Shalës konsull, reagojnë nga presidenca

Këshilltari i u.d presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me emërimin e djalit të Haxhi Shalës, Flakronin si Konsull i Përgjithshëm në Pragë.

Ai tha se “diplomacia “kry për kry” nuk do të lejohet, njofton Insajderi.

“Diplomacia “kry’ per kry'” nuk i bën nder askujt, e sidomos jo shtetit të Kosovës. Kjo praktikë është e patolerueshme, dhe nuk do të lejohet e as përkrahët në asnjë rrethanë”, theksoi ai në Facebook.

Ndryshe ka pasur shumë reagime për këtë emërim, madje zërat opozitare e kanë lidhur këtë zhvillim me votën vendimtare që Shala i dha Qeverisë Hotit. /Insajderi.com