Djali i David Beckham i propozon të dashurës

Djali i David Beckham i propozon të dashurës

Brooklyn Beckham, djali i Victoria dhe David Beckham ka konfirmuar fejesën e tij me të dashurën Nicola Peltz.

Brooklyn, i cili njihet edhe për pasionin për fotografi, lajmëroi në Instagram që i kishte bërë pyetjen e madhe “shpirtit të tij binjak” Nikolës.

Ai premtoi të bëhet burri dhe babai më i mirë në botë për gruan e tij të ardhshme.

“Dy javë më parë, i kërkova martesë të dashurës time dhe ajo tha po xx! Jam burri më me fat në botë. Premtoj të bëhem burri dhe babai më i mirë në botë. Të dua zemër xx’”thotë ai në postin në mediat sociale./Insajderi.com