Djali i Haki Imerit akuzon direkt Presidentin: Ekzekutorët i njeh Thaçi – njëri ndër ta është vetë ai

Debati që implikon Hashim Thaçin në vrasjet e dyshimta të gjatë dhe pasluftës së Kosovës më 1998-99, është ringjallur të mërkurën në mbrëmje nga Rexhep Selimi, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Djali i Haki Imerit akuzon direkt Presidentin: Ekzekutorët i njeh Thaçi – njëri ndër ta është vetë ai

Tri vjet pasi Hashim Thaçi kishte bindur Imer Imerin, vëllanë e aktivistit të vrarë të LDK-së pasluftës, Haki Imeri, duke i bërë be se nuk ka gisht në vdekjen e dyshimtë të vëllait të tij, Presidenti i Kosovës përballet ende me akuzat për përfshirje në këtë vrasje.

Kastriot Imeri, djali i Haki Imerit, ka akuzuar të enjten Hashim Thaçin për vrasjen e babait të tij. Ka thënë se “të gjitha argumentet dhe dëshmitë”, sipas tij, tregojnë se Thaçi i “njeh urdhërdhënësit dhe ekzekutorët”.

“Të gjitha argumentet dhe dëshmitë na qojnë se urdhërdhënësit dhe ekzekutorët i njeh H.Th. dhe besojmë se njëri ndër ta është vet H.TH. ndërsa vrasësit nuk kanë ndonjë rendësi për ne”, ka thënë Kastriot Imeri. “Drejtësia do të merret me dy palët: me urdhërdhënësit edhe me vrasësit”.

Debati që implikon Hashim Thaçin në vrasjet e dyshimta të ndodhura gjatë dhe pasluftës së Kosovës më 1998-99, është ringjallur të mërkurën në mbrëmje nga Rexhep Selimi, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një intervistë për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Selimi ka thënë se komunikatën numër 59 të UÇK-së – e cila akuzon Gani Gecin si kolaboracionist – e ka shkruar Hashim Thaçi.

“Komunikatën numër 59 e ka hartuar dhe lëshuar Hashim Thaçi”, ka nënvizuar Selimi, i cili po ashtu ka deklaruar se vrasjet e pasluftës “janë bërë në atë mënyrë që të mos mund të zbardhen”.

Këtë deklaratë të Rexhep Selimit e ka përshëndetur Kastrioti, djali i Haki Imerit. Ai ka akuzuar presidentin aktual të Kosovës për shpifje dhe manipulime lidhur me vrasjet e pasluftës.

“E përshëndesim Rexhep Selimin për faktin që ka qartësuar dhe konfirmuar shume zhvillime gjatë dhe pasluftës, përfshirë edhe rastin e prindit tonë Haki Imeri. Nuk ndertohet historia me shpifje dhe duke minuar terenin tjetrit, këtë e ka bërë me shumë se 20 vite Hashim Thaçi kundër viktimave kundër shokëve të vet e kundër Kosovës”, është shprehur Kastriot Imeri.

E pershendesim Rexhep Selimin per faktin qe ka qartesuar dhe konfirmuar shume zhvillime gjate dhe pasluftes perfshi edhe…

Gepostet von Kastriot Imeri am Donnerstag, 28. November 2019

Sipas Imerit, deklarimet e Rexhep Selimit zbardhin disa të vërteta dhe hapi “pista të dyshimta që dërgojnë në drejtues të Drejtorisë Politike [të UÇK-së], ShIK etj.”

[Rexhep Selimi, v.j] e tha qartë se UÇK-ja nuk ka vra shqiptarë atëherë shtrohet pytja kush u infiltrua brenda UÇK-së që të marri kalanë nga brenda pistat në dërgojnë ne drejtues të drejtorisë politike, shik etj”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit 

Para tri vitesh, presidenti i vendit ka bërë homazhe dhe e ka shpallur dëshmorë të kombit, aktivistin e vrarë të LDK-së, Hali Imerin. Për këtë nderim e ka bindur vëllanë e Hakiut, Imerin, duke i bërë be se nuk ka gisht në këtë vrasje.

Imer Imeri, që e ka akuzuar vazhdimisht Thaçin, kishte thënë se është bindur se Thaçi “nuk ka hak as hile në këtë krim”. Në një intervistë për Insajderin, kishte thënë se presidenti i vendit është i gatshëm t’i bëjë be me 124 pleq se është i pastër.

“E kom akuzu gjithnjë…, kam ardhë në përfundim që ai (Thaçi v.j.) ka mujt mu la… I ka ba do thirrje m’i hetu vrasjet e mas luftës, gjatë luftës edhe me rafikimin e Gjykatës Speciale, diçka mund pastrohet”, ka thënë Imeri.

Ai zotohej se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për të vëllanë të vrarë 18 vjet më parë, ani se tash nuk e akuzon Thaçin më.

Më 18 janar të 2017-s, nën patronatin e presidentit Thaçi, në shenjë nderimi për Hali Imerin, në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Abedin Rexha” në Turiqec, ishte organizuar një Akademi Përkujtimore.

Haliu, si një intelektual i ri, profesor i formuar dhe edukuar me frymë patriotike, presidenti Thaçi tha se ishte pjesë e aktiviteteve patriotike të kohës.

“U shqua si pedagog dhe si njeri i urtë dhe i dashur në shkollën e vendlindjes dhe në Turiqec”, u shpreh ai.

Komunikata nr. 59

Komunikata nr. 59 e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, e lëshuar 20 vite më parë, e akuzon Gani Gecin si kolaboracionist dhe vrasës të Abedin Rexhës, ish-ushtarit të UÇK-së.

Në një intervistë në Transmetuesin Publik rreth një vit më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar falje Gani Gecit për komunikatën numër 59 të UÇK-së.

“Mund të them se komunikata numër 59, që përmendet në opinion, siç e ka theksuar Shtabi i Zonës Operative të Drenicës, i udhëhequr nga Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku, është një komunikatë abuzuese, që nuk i takon UÇK-së”, kishte deklaruar Thaçi në RTK.

Thaçi kishte deklaruar se “kanë ndodhur abuzime të individëve me luftën, me emrin e UÇK-së”.

“Janë lëshuar komunikata nga banhofa për ta përçarë UÇK-në, njerëzit e UÇK-së”, ishte shprehur presidenti Thaçi. /Insajderi.com

Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij