Djali i Haxhi Shalës: Prindi im nuk ka kompetencë të emërojë Konsujë të Përgjithshëm

Djali i Haxhi Shalës: Prindi im nuk ka kompetencë të emërojë Konsujë të Përgjithshëm

Konsulli i përgjithshëm në Pragë të Çekisë, Flakron Shala, ka reaguar pas raportimeve të medieve për përzgjedhjen e tij në këtë pozitë, njofton Insajderi.

Flakron Shala i cili është i biri i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, ka thënë se ka pasur bagazh të mjaftueshëm profesional për tu zgjedhur në këtë pozitë.

Në sqarimin e tij Shala ka thënë se babai i tij nuk ka kurrfarë kompetence që të emërojë zyrtarë të MPJ’së.

“Nëse unë jam djali i një deputeti dhe ish-pjesëtari të UÇK-së, kjo nuk do të duhej të përbënte pengesë dhe as të nxiste debat publik për asnjë shtetas të Kosovës që të emërohet në detyra shtetërore dhe as për mua”, ka shkruar ai në Facebook.

“Prindi im Haxhi Shala, si një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ka as më shumë e as më pak autoritet ligjor e politik se deputetët tjerë- pra deputeti nuk ka kompetencë të emërojë apo shkarkojë zyrtarët e MPJ-së dhe as Konsujt e Përgjithshëm” shton tutje Shala. /Insajderi.com

Të nderuar miq, shoqeri civile dhe media të Republikës së Kosovës!

Meqenëse së fundmi disa media e portale…

Posted by Flakron Shala on Wednesday, November 25, 2020