Djali i Ivanoviqit kërkon drejtësi: Fajtorët të dënohen

Djali i Ivanoviqit kërkon drejtësi: Fajtorët të dënohen

Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, të akuzuar se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, janë paraqitur para trupit gjykues të hënën.

Në seancën e së hënës u dëgjuan dëshmitë e tre dëshmitarëve V.L, H.L, dhe I.Q, të cilët nuk u xhiruan nga mediat me arsyetimin që të mos dëmtohet procesi gjyqësor.

Në cilësinë e të dëmtuarit, djali i politikanit të ndjerë, Nikolla Ivanoviq, ka kërkuar drejtësi për babanë e tij. Ai tha pas dy vjetëve e gjysmë meritojnë drejtësi dhe se fajtorët duhet të dënohen.

Në seancën e fundit të mbajtur më 6 korrik të këtij viti, pasi aktakuza është konsideruar e lexuar, gjashtë të akuzuarit nuk pranuan fajësinë për akuzat lidhur me vrasjen. Mirëpo, Zharko Jovanoviq ka pranuar fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje./Insajderi.com