Djali i kryebashkiakut kapet me kanabis në veturë

Djali i kryebashkiakut kapet me kanabis në veturë

Djali i kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është ndaluar nga forcat e policisë pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij është gjetur një sasi kanabisi.

19-vjeçari, Enio Alla është ndaluar nga punonjësit e Policisë të Seksionit të Forcës së Posaçme ‘SHIGJETA 2 në rrugën ‘Jusuf Vironi’, pranë shkollës “Vasil Shanto”.

Burime nga policia bëjnë më dije se kur policia i ka kërkuar të riut të ndalojë mjetin për ta kontrolluar ai nuk ka nguruar të përdorë edhe emrin e babait të tij për të shmangur kontrollin.

Kjo është hera e dytë në pak kohë që kryetari i Bashkisë së Bulqizës përmendet në ngjarje problematike me Policinë e Shtetit. Më 18 shtator, pas një sherri në një lokal në Bulqizë mbeti i plagosur me armë zjarri vëllai i tij Vangjel Alla në një konflikt me një person me precedentë të mëparshëm kriminal.

“Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 26.10.2019, gjatë pasdites, në rrugën ‘Jusuf Vironi’, nga punonjësit e Policisë të Seksionit të Forcës së Posaçme ‘SHIGJETA 2’, është ushtruar kontroll ndaj shtetasit E.A., gjatë të cilit iu gjet një sasi prej 5.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.