shah-mat

Djali i Pacollit sfidon kampionin e shahut

Anatoly Karpov ka 160 vende të para në kampionate shahu dhe ka mbajtur vendin e parë për 10 vjet, por kjo s’e ka frikësuar djalin e Behgjet Pacollit të ulet e ta sfidojë mjeshtrin rus.

Djali i Pacollit sfidon kampionin e shahut

Anatoly Karpov, një nga mjeshtrit më të mëdhenj të shahut dhe kampion bote nga 1975 deri me 1985 kur u mposht nga Garry Kasparov, është sfiduar për një ndeshje shahu nga djali i Behgjet Pacollit, Isa.

Vetë Pacolli ka shpërndarë një foto në llogarinë e tij në Facebook, në të cilin shihet djali i tij dhe Karpov pranë një tabele shahu.

“Djali im Isa, po luan lojën e tij të shahut me kampionin absolut të botës, Anatoli Karpov”, shkruan Pacolli në Facebook, njofton Insajderi.

Loja, siç ka treguar Pacolli, po zhvillohet në mjediset e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Karpov nga shumë kush konsiderohet si një nga më të mirët në histori të lojës së shahut.

Ai ka një rekord prej 160 vendeve të para në kampionate shahu. Ai mbanë rekordin për kohën e tretë më të gjatë të të gjitha kohërave të mbajtjes së vendit të parë – është vetëm pas Garry Kasparov dhe Magnus Cerlsen.

Pacolli mbase do të postojë edhe një foto për të treguar se cili ishte rezultati i ballafaqimit./Insajderi.com