Djali i presidentit fton qytetarët për tubim në pritje të Thaçit nga ora 19:30

Djali i presidentit fton qytetarët për tubim në pritje të Thaçit nga ora 19:30

Djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti, ka ftuar përkrahësit e të parit të shtetit që sot, në orën 19:30, të mblidhen në pikën kufitare në Morinë për t’i uruar mirëseardhje atij.

E gjithë kjo pritet të ndodhë me rastin e kthimit të Thaçit në Kosovë pas katër ditësh intervistimi në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Mirë se vjen, president! Të gjithë në pritje të heroit të luftës dhe paqes. Pika kufitare në Morinë. E premte, 17 korrik 2020, ora 19:30. Eja edhe ti! Merre flamurin me vete. Vendose maskën dhe mbaje distancën”, ka shkruar Endriti në një postim në “Instagram”.

Pritet të shihet nëse kjo thirrje e tij do të përkrahet nga qytetarët, duke marrë parasysh që Qeveria ndalon tubimet në mbi 50 persona. /Insajderi.com/