Djali i presidentit me 10 mijë euro kesh në bankë

Djali i presidentit me 10 mijë euro kesh në bankë

Endrit Thaçi, djali i vetëm i Presidentit të vendit Hashim Thaçi në llogarinë e tij ka të kursyera mbi 10 mijë euro.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), 10,280.00 euro, para të gatshme në njërin prej institucioneve financiare të Kosovës, pronë e djalit të tij, Endrit Thaçi.

Ndërsa para në llogarinë e tij financiare presidenti ka deklaruar se ka në vlerë mbi 136 mijë euro, shkruan Insajderi.

Kurse nëna e Endrit, Zonja e Parë e vendit, Lumnije Thaçi këtë vit ka deklaruar se merr pagë nga dy Universitete, në Universitetin AAB dhe në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Djali i presidentit të vendit Endriti njihet për pushimet e tij luksoze në vende shumë luksoze. Insajderi para disa muaj kishte shkruar për udhëtimet e tij të fundit në plazhet e Majamit në Florida të ShBA-së. /Insajderi.com