
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti, djali i veprimtarit, Ukshin Hoti, është emëruar kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për personat e zhdukur, njofton Insajderi.
Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës së Qeverisë Kurti.
Hoti deri tani ishte kryesues i Komisionit Qendror për Persona të Zhdukur./Insajderi.com