Banorë të fshatit Vranishtë të Dragashit, e banuar me shumicë boshnjake, kanë mbajtur një protestë gjatë ditës së djeshme kundër ndërtimit të një mini-hidrocentrali në këtë fshat.
Por, protesta e qetë eskaloi në dhunë pasi dyshohet se Konsulli i Kosovës në Sofje të Bullgarisë, Lulzim Rifaj, sulmoi u shfaq me sëpatë para protestuesve.
Përveç konsullit, në foto shihet edhe një person duke sulmuar protestuesit me shkelma.
Insajderi ka arritur që ta konfirmojë se personi në foto është Granit Rifaj, djali i Konsullit, i cili është punëtor në kompaninë “Eurokos”, e cila është duke tentuar ta ndërtojë këtë mini-hidrocentral.
Granit Rifaj në një bisedë për Gazetën Insajderi ka thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje.
“Personi në fjalë nxit urrejtje, kërkon të nxirremi me dhunë që aty, fjalë kundër shtetit e gjithë institucioneve, pastaj e sulmoi fizikisht inxhinierin tonë për arsye se po incizonte videon që ta drejtojmë në institucione, për këtë arsye policia deshi ta arrestojë dhe po aty fillojë të eskalojë situata, protestuesit pengonin policin në punën e tyre, ndërsa personi i dyshuar ishte vërsulur nga babai ime. Kështu që, ishim të detyruar të vetëmbrohemi”, ka thënë për Insajderin Granit Rifaj, djali i Lulzim Rifajt.
Granit Rifaj, është asamblist i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Komunën e Dragashit dhe koordinator në kompaninë “Eurokos”.
“Jam koordinator e jo aksionar”, ka thënë Rifaj për Insajderin.
Kurse Konsulli Lulzim Rifaj, ka mohuar të jetë aksionar në kompaninë e cila po e ndërton mini-hidrocentralin në Vranishtë.
“Në vendin ku është mbajtur protesta kam shkuar rastësisht me vizitu djalin tim që punon në këtë kompani”, është shprehur konsulli i Kosovës në Sofje të Bullgarisë, Lulzim Rifaj.
Konsulli i Republikës së Kosovës në Bullgari, Lulzim Rifaj po ashtu ka mohuar t’i ketë sulmuar me sëpatë protestuesit e mbledhur dje në fshatin Vranishtë të Dragashit, për të kundërshtuar ndërtimin e një mini-hidrocentrali.
“Unë jam [personi në fotografi v.j]. Por unë nuk kam të bëjë asgjë me protestën”, ka thënë Lulzim Rifaj për Insajderin.
“Unë kam qenë tek protesta, por kam qenë tek kuzhina”, deklaron Rifaj./Insajderi.com
Insajderi sjell hulumtimin për historinë e EL Chapo`s kosovar: I burgosuri që përfitoi 11 tenderë